Merrni biletat tuaja TOTEM™ për Evropë në cirquedusoleil.com/TOTEM
Panasonic Evolta

Njoftimi për Privatësinë i Panasonic

  1. Kush jemi?
  2. Çfarë janë Të Dhënat Personale?
  3. Çfarë Të Dhënash Personale mbledh Panasonic për ju?
  4. Mbi ç’bazë ligjore i përpunojmë Të Dhënat Personale?
  5. Si i përdorim Të Dhënat Personale?
  6. Kujt dhe ku i zbulojmë Të Dhënat tuaja Personale?
  7. Çfarë bëjmë për t’i ruajtur të sigurta Të Dhënat Personale?
  8. Cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i ushtroni ato?
  9. Mbajtja e të dhënave – Për sa kohë ruhen/mbahen Të Dhënat Personale
  10. Lidhjet e palëve të treta dhe produktet në Shërbimet tona
  11. Cookies
  12. Zgjedhjet tuaja (p.sh. emailet e lidhura me marketingun ose të tjera)
  13. Të Dhënat Personale të fëmijëve
  14. Ndryshimet në këtë Njoftim për Privatësinë
  15. Kontakti / Informacione të tjera

1. Kush jemi?

2. Çfarë janë Të Dhënat Personale?

Për qëllime të këtij Njoftimi për Privatësinë, “Të Dhëna Personale” janë informacionet që lidhen me një individ të identifikuar ose të identifikueshëm (si p.sh. ju). Për shembull, informacioni që ju identifikon juve mund të përbëhet nga emri juaj, adresa, numri i telefonit, fotografitë, detajet e pagesës, numri specifik i identifikimit të një produkti/pajisjeje Panasonic që keni blerë, të dhënat e vendndodhjes, një identifikues online (p.sh. “cookies” dhe adresa juaj e IP-së). Informacioni që në vetvete nuk ju identifikon juve, por që ne e lidhim me ju, klasifikohet gjithashtu si Të Dhëna Personale.

3. Çfarë Të Dhënash Personale mbledh Panasonic për ju?

A. Të Dhënat Personale që jepni drejtpërdrejt për veten
Disa Shërbime që ne ofrojmë mundësojnë/kërkojnë që të na jepni Të Dhëna Personale.

I. Kur krijoni një llogari Panasonic në faqet e internetit, aplikacionet tona Kur krijoni një llogari Panasonic në një faqe interneti apo aplikacion të Panasonic, ne ju kërkojmë të na jepni disa Të Dhëna Personale, si p.sh. gjinia, emri, mbiemri, adresa e emailit, datëlindja dhe vendi i banimit. Informacioni specifik që kërkohet mund të jetë i ndryshëm në varësi të shërbimit që keni zgjedhur.

II. Kur regjistroni një produkt ose pajisje te Panasonic Nëse zgjidhni të regjistroni produktin ose pajisjen përkatëse te ne me qëllimin për të aktivizuar veçori të caktuara apo për të përfituar nga zgjatja e garancisë ose promocioni. Për të regjistruar produktin ose pajisjen tuaj ne mund të mbledhim Të Dhëna Personale, si p.sh. emri, adresa, numri i telefonit, adresa e emailit dhe informacion rreth produktit ose pajisjes Panasonic që posedoni, si p.sh. numrat e serisë (ose informacion tjetër identifikues të produktit/pajisjes) dhe data e blerjes.

Kur komunikoni me Panasonic Kur na kontaktoni ose ndërveproni me përfaqësuesit e mbështetjes për klientin përmes emailit, bisedave direkte, telefonit ose personalisht, ne mund të mbledhim Të Dhëna Personale, si p.sh. emri, adresa postare, numri i telefonit, adresa e emailit dhe preferencat e kontaktit; ne mund të mbledhim gjithashtu informacion rreth produktit ose pajisjes Panasonic që posedoni, si p.sh. numrat e serisë dhe data e blerjes. Ne gjithashtu mund të krijojmë skedarë/raporte që janë të dobishme për diagnostikimin e problemeve që lidhen me performancën e produktit ose të aplikacionit, si dhe të mbledhim informacion lidhur me këtë çështje. Ne e përdorim këtë informacion për t’ju ofruar mbështetjen për klientin dhe produktin. Ne mund të futemi në llogarinë tuaj “My Panasonic” apo në llogaritë e tjera përkatëse për t’ju ofruar asistencën e nevojshme ose mbështetjen që ju duhet apo që keni kërkuar. Ne gjithashtu mund të regjistrojmë dhe të shqyrtojmë bisedat tuaja me përfaqësuesit tanë të mbështetjes për klientin (p.sh. kur na kontaktoni përmes telefonit), për qëllime trajnimi ose të trajtimit të ankesave, si dhe të shqyrtojmë çdo informacion që na keni dhënë në përgjigje të anketave vullnetare të klientëve. Ne i regjistrojmë dhe/ose i shqyrtojmë bisedat tuaja me ne vetëm kur ky veprim lejohet nga aktet ligjore të zbatueshme dhe ne do t’ju tregojmë për këtë veprim që në nisje të bisedës.

III. Panelet e mesazheve dhe forumet Disa faqe interneti dhe aplikacione të Panasonic kanë panele mesazhesh, forume, panele buletinesh, funksionalitet bisede, blogje dhe funksione të ngjashme (“Publikimet e Komunitetit”), përmes së cilëve ju mund të postoni informacion, mesazhe dhe materiale të tjera. Kur ju zbuloni Të Dhëna Personale nëpër shërbime të tilla, ne rekomandojmë të jeni shumë të kujdesshëm pasi ai mund të bëhet informacion publik dhe të vihet në dispozicion të vizitorëve në faqet tona të internetit dhe të publikut të gjerë. Që të merrni pjesë në Publikimet e Komunitetit ne mbledhim disa Të Dhëna Personale, të cilat përfshijnë emrin tuaj, emrin e përdoruesit, fjalëkalimin, adresën e emailit, datëlindjen dhe të dhënat e kontaktit (p.sh. adresa e emailit, numri i telefonit) dhe në disa raste mbledhim informacion për produktet, si modeli dhe numri i serisë, dhe çdo informacion tjetër që ju vendosni të komunikoni te Publikimet e Komunitetit.

IV. Promocionet, lojërat, tërheqja e çmimeve dhe konkurset Nëse futeni në lotari, konkurse, lojëra online, tërheqje çmimesh, gara ose në promocione online, p.sh. kthimi i parave (“Aktivitetet“), ne mund të përdorim Të Dhënat Personale që na jepni për të administruar Aktivitetet, ku përfshihet emri dhe mbiemri juaj, adresa, adresa e emailit, datëlindja dhe vendi i banimit. Nëse kushtet e një promocioni të tillë bien ndesh me këtë Njoftim për Privatësinë lidhur me trajtimin e Të Dhënave Personale, ato që kanë përparësi janë kushtet e promocionit dhe për rrjedhojë ne ju këshillojmë të shqyrtoni me kujdes kushtet e veçanta të çdo Aktiviteti.

V. Abonimet dhe broshurat informative Kur ju abonoheni në broshurat informative dhe komunikimet tona të promocioneve, ne mbledhim Të Dhëna Personale nga ju, duke përfshirë adresën e emailit, emrin, mbiemrin dhe gjininë. Ne i ofrojmë shërbimet e abonimit vetëm në përputhje me aktet ligjore të zbatueshme dhe pasi ju na keni kërkuar shprehimisht këtë gjë.

VI. Kur ngarkoni Të Dhëna Personale në faqen e internetit ose aplikacionin online të Panasonic Përveç atyre më lart, ne mund të mbledhim edhe ato Të Dhëna Personale që ju ofroni duke ngarkuar materiale (p.sh. video ose foto) në faqet e internetit ose në aplikacionet tona online. Në këto raste, Të Dhënat Personale në vijim mund të mblidhet me qëllim publikimin e materialit në faqet e internetit ose aplikacionet tona online: emri juaj, adresa e emailit, detajet e faturimit si dëshmi (p.sh. për disa promocione online) dhe Të Dhënat Personale në materialin që zgjidhni për të ngarkuar. Kur ne e mbledhim këtë material, ne veprojmë vetëm në përputhje me aktet ligjore të zbatueshme.

B. Informacioni rreth përdorimit të Shërbimeve nga ana juaj Ne mund të mbledhim informacion rreth përdorimit tuaj të Shërbimeve tona përmes softuerit në pajisjen/produktin tuaj Panasonic dhe mënyrave të tjera ose për përdorimin nga ana juaj të aplikacioneve tona online. Për shembull, ne mund të mbledhim:

I. Informacion për pajisjen/produktin – si modeli i harduerit, adresa MAC e lidhjes së rrjetit me valë të pajisjes dhe numri i telefonit celular i përdorur nga pajisja kur kontaktoni informacionin e rrjetit celular Panasonic, sistemi operativ i pajisjes celulare, lloji i shfletuesit celular që përdorni, cilësimi i zonës orare dhe detaje të tjera unike identifikuese të pajisjes, adresa e IP-së, detajet e sistemit operativ dhe cilësimet e pajisjes që përdorni për të hyrë te Shërbimet.

II. Informacion evidencë – si ora dhe kohëzgjatja e përdorimit të Shërbimit nga ana juaj, termat e kërkimit që keni futur përmes Shërbimeve dhe çdo informacion i ruajtur te “cookies” që ne kemi vendosur në pajisjen tuaj (kompjuter, telefon celular apo tabletë) ose aplikacionin tonë.

III. Informacion për vendndodhjen – si sinjali GPS i produktit ose pajisjes suaj apo informacioni për pikat e lidhjes WiFi në afërsi dhe antenat celulare që mund të transmetojnë te ne kur përdorni Shërbime të caktuara. Disa nga Shërbimet tona që aktivizohen nga vendndodhja kërkojnë Të Dhëna Personale që funksioni të punojë. Nëse dëshironi të përdorni funksionin e veçantë, do t’ju kërkohet të jepni pëlqimin për përdorimin e të dhënave tuaja për këtë qëllim, në kohën e mbledhjes së të dhënave. Ju mund ta revokoni pëlqimin në çdo kohë duke ndryshuar cilësimet në pajisje/produkt.

IV. Informacion zanor – si regjistrimet e zërit tuaj që ne bëjmë dhe që mund t’i ruajmë në serverët tanë, kur përdorni komandat me zë.

V. Informacion tjetër – rreth përdorimit të Shërbimeve nga ana juaj, si p.sh. aplikacionet online që përdorni, faqet e internetit që vizitoni dhe mënyra e ndërveprimit me materialin që ofrohet nga Shërbimet tona.

C. Të Dhënat Personale nga burimet e palëve të treta Ne mund të marrim Të Dhëna Personale nga palë të treta (d.m.th. kompani të tjera); për detaje të mëtejshme për këtë pikë shihni informacionin shtesë në vijim:

I. Informacioni nga burimet e disponueshme publikisht Ne mund të marrim Të Dhëna Personale për ju nga burimet e disponueshme publikisht, me kusht që marrja e këtij informacioni të jetë në përputhje me aktet ligjore të zbatueshme, të cilin ne mund ta kombinojmë me informacionet e tjera që marrim nga ju ose rreth jush.

II. Kur hyni në llogari me kredencialet e mediave sociale
Ne mund të marrim gjithashtu informacion për ju nga sajtet e rrjeteve sociale, kur zgjidhni të lidheni me këto sajte. Llogaria Panasonic ju lejon të regjistroheni dhe të futeni aty duke përdorur llogarinë tuaj në Facebook, Youtube [ose rrjet tjetër social]. Duke vepruar në këtë mënyrë ju lejoni Facebook [ose një llogari tjetër të rrjeteve sociale] që të ndajë me ne disa Të Dhëna Personale nga llogaria juaj në Facebook. Këto Të Dhëna Personale përfshijnë emrin, gjininë, vendndodhjen e përgjithshme, një lidhje me profilin tuaj në Facebook, zonën tuaj orare, datëlindjen, foton e profilit tuaj, “pëlqimet” tuaja dhe listën “shokët”. Këto Të Dhëna Personale mblidhet nga Facebook, në cilësinë e kontrolluesit, na ofrohen neve dhe i nënshtrohen këtij Njoftimi për Privatësinë. Ne rekomandojmë që të njiheni me funksionimin e Facebook në mënyrë që të dini si të kontrolloni të dhënat tuaja personale dhe ndarjen e tyre nga Facebook me ne, duke përdorur çdo cilësim të privatësisë në llogarinë në Facebook.

4. Mbi ç’bazë ligjore i përpunojmë Të Dhënat Personale?

Neve nuk na lejohet të përpunojmë Të Dhëna Personale nëse nuk mbështetemi në një bazë ligjore të vlefshme. Për rrjedhojë, ne i përpunojmë Të Dhënat Personale vetëm kur:

  1. kemi marrë pëlqimin tuaj paraprak të qartë;
  2. përpunimi është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale kundrejt jush ose për të ndërmarrë masat para kontratës, me kërkesën tuaj;
  3. është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet tona ligjore ose rregullatore;
  4. përpunimi është i nevojshëm për të mbrojtur interesat jetike ose ato të një personi tjetër fizik; ose
  5. the processing is necessary for our legitimate interests except where they are overridden by your interests or fundamental rights and freedoms. Examples of such ‘legitimate interests’ include:
    • përfitimi nga shërbimet kosto-efektive (p.sh. ne mund të zgjedhim të përdorim platforma të caktuara që ofrohen nga furnitorët tanë);
    • II. përpunimi është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale mbrojtja e sigurisë së sistemeve, arkitekturës dhe rrjeteve tona të IT-së; dhe ose për të ndërmarrë masat para kontratës, me kërkesën tuaj;
    • përmbushja e objektivave tona të përgjegjësisë sociale dhe të korporatës.

5.Si i përdorim Të Dhënat Personale?

Ne mund t’i përdorim Të Dhënat Personale që mbledhim për qëllimet si më poshtë:

  1. Krijimi i një llogarie/hyrja në faqet e internetit, aplikacionet tona – për t’ju mundësuar të krijoni një profil në faqet tona të internetit, në aplikacione dhe për t’ju mundësuar hyrjen në këto faqe interneti dhe aplikacione
  2. Regjistrimi i produkteve/pajisjeve – për t’ju regjistruar juve ose pajisjen apo produktin tuaj për një nga Shërbimet tona;
  3. Ofrimi i Shërbimeve tona – për të ofruar Shërbimet tona apo një funksion specifik që kërkoni, përfshirë mundësinë për të përmbushur detyrimet tona në kontratën me ju (p.sh. për garancinë e produktit apo pajisjes);
  4. Anketat – për të marrë mendimin ose komentet tuaja për Shërbimet tona dhe për të kryer anketa të tjera;
  5. Materiali i përshtatur dhe i fokusuar – për t’ju ofruar material të përshtatur dhe për të dhënë rekomandime bazuar në aktivitetet tuaja të mëparshme në Shërbimet tona. Ne mund t’i përdorim Të Dhënat Personale për të fokusuar në mënyrë më efikase Shërbimet tona, përmbajtjen, rekomandimet, reklamat dhe komunikimet (më shumë informacion për këtë gjeni te Politika për Cookies);
  6. Aktivitetet e marketingut – për t’ju dërguar broshura informative dhe komunikime të tjera nëpërmjet postës, emailit, telefonit dhe/ose mesazhit me tekst (SMS), vetëm nëse keni dhënë pëlqimin ose në të kundërt kur ky veprim na lejohet nga aktet ligjore të zbatueshme.
  7. Profilizimi – për të bërë parashikime rreth interesave tuaja dhe për t’ju ofruar marketing direkt në bazë të interesave;
  8. Reklamimi – për reklamim, për shembull për t’ju ofruar reklama të personalizuara dhe përmbajtje të sponsorizuar dhe për t’ju dërguar komunikime promocionale;
  9. Qëllimet e analizës – për vlerësimin dhe analizimin e tregut, të klientëve, produkteve, pajisjeve dhe Shërbimeve të tjera (duke përfshirë pyetjen për opinionet tuaja rreth produkteve dhe shërbimeve tona dhe për të kryer anketa të klientëve);
  10. Statistikat – për të krijuar statistika anonime të përmbledhura rreth përdorimit të Shërbimeve tona. Këto të dhëna të kthyera në anonime mund të ndahen me palët e treta;
  11. Përmirësimi i shërbimit – për të zhvilluar dhe përmirësuar Shërbimet dhe produktet ekzistuese dhe të reja Panasonic, rekomandimet, reklamat dhe komunikimet e tjera dhe për të mësuar më shumë rreth preferencave tuaja;
  12. Shërbimet e mbështetjes për klientin – për të ofruar shërbimet e mbështetjes për klientin për pajisjen apo produktin tuaj ose për të trajtuar çdo kërkesë tjetër për mbështetje që mund të keni (për shembull, trajtimi i ankesave);
  13. Qëllimet e biznesit – për monitorimin e biznesit dhe arkivimin e brendshëm të informacionit;
  14. Publikimi i komenteve tuaja – kur ngarkoni vlerësime të produktit ose pajisjes, komente ose material në faqet e internetit ose aplikacionet tona ose kur i jeni përgjigjur një ankete vullnetare, ne mund të lidhim, të publikojmë ose të reklamojmë komentet tuaja të përfshira në reklamat tona;
  15. Siguria – për të mbrojtur klientët tanë (p.sh. për të parandaluar mesazhet “spam” dhe përpjekjet për të mashtruar përdoruesit e Shërbimeve tona); për të operuar dhe ruajtur sigurinë e Shërbimeve tona (p.sh. për të penguar ose ndaluar një sulm mbi sistemet ose rrjetet tona); ose për të mbrojtur të drejtat ose pronën e Panasonic, duke përfshirë zbatimin e detyrueshëm të kushteve ose marrëveshjeve që rregullojnë përdorimin e Shërbimeve tona;
  16. Detyrimet ligjore – për të përmbushur detyrimet tona ligjore sipas legjislacionit të shteteve anëtare apo sipas së drejtës së Bashkimit Evropian;
  17. Konkurset dhe promocionet – për të kryer aktivitete dhe për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj në to, sipas parashikimit nga ligji si dhe për t’u kaluar Të Dhënat tuaja Personale partnerëve tanë apo sponsorizuesve të këtyre Aktiviteteve;
  18. Trajnimi – për qëllimet e trajnimit të stafit dhe të garantimit të cilësisë, veçanërisht në lidhje me përfaqësuesit tanë të mbështetjes për klientin;
  19. Përditësimet – për të komunikuar me ju, përfshirë komunikimin me ju për llogarinë tuaj, profilet dhe transaksionet me ne, duke ju dhënë informacion të rëndësishëm për produktet, pajisjet, aplikacionin ose Shërbimet e tjera, duke ju dërguar njoftime për çdo ndryshim thelbësor te Njoftimi ynë për Privatësinë;
  20. Kombinimi i të dhënave personale – për të kombinuar Të Dhënat Personale që mbledhim nga ju, për shembull, që të kemi mundësinë për të ofruar shërbime mbështetëse më të mira dhe materiale më të përshtatura;
  21. Transaksionet e korporatës – për të menaxhuar transaksionet e korporatës që përfshijnë kompaninë tonë, duke përfshirë riorganizimin, bashkimin, transferimin, shitjen, sipërmarrjen e përbashkët, cedimin ose dispozita të tjera të të gjitha apo të një pjese të biznesit, aseteve ose të kapitalit të Panasonic, duke përfshirë, pa kufizim, edhe ato në lidhje me procedurën e falimentimit apo të ngjashme.

6. Kujt dhe ku i zbulojmë Të Dhënat tuaja Personale?

Ne nuk i zbulojmë Të Dhënat tuaja Personale te palët e treta për qëllime të biznesit ose marketingut të pavarur të tyre, pa pëlqimin tuaj. Megjithatë, ne mund t’i zbulojmë Të Dhënat tuaj Personale te subjektet e mëposhtme:

A. Palët e treta marrëse të Të Dhënave Personale

I. Filialet e Panasonic Ne mund të transferojmë Të Dhënat Personale te filialet e tjera të Panasonic për të ofruar Shërbimet që ju nevojiten ose çdo shërbim/asistencë tjetër që kërkoni. Të gjitha filialeve të Panasonic u kërkohet të ndjekin praktikat për privatësinë të përcaktuara në këtë Njoftim për Privatësinë.

II. Partnerët e përzgjedhur Ne mund të ndajmë Të Dhënat Personale me partnerët tanë të biznesit të përzgjedhur me kujdes, përfshirë operatorët e shërbimeve me valë. Këta partnerë mund t’i përdorin Të Dhënat Personale për t’ju ofruar Shërbimet e Panasonic që kërkoni (p.sh. material video), për të bërë parashikime rreth interesave tuaja dhe për t’ju ofruar materiale promocionale, reklama dhe materiale të tjera.

III. Ofruesit e Shërbimeve Ne përdorim ofrues shërbimesh palë të tretë për të na ndihmuar që të administrojmë disa aktivitete dhe shërbime në emrin tonë, si plotësimi i blerjeve dhe dërgimi i produkteve, administrimi i aktiviteteve, përpunimi i pagesave me kartë krediti, dërgimi i korrespondencës me postë dhe email, dërgimi i mesazheve me tekst (SMS), ofrimi i reklamave, analizimi i përdorimit të Shërbimeve tona, ndjekja e efikasitetit të fushatave tona të marketingut, mundësimi i përdoruesve të lidhen me rrjetin e tyre social, ofrimi i shërbimeve të kontrollit kundër mashtrimit dhe shërbimet e mbështetjes për klientin. Ne mund t’i ndajmë Të Dhënat tuaja Personale me këta ofrues shërbimi palë e tretë vetëm me qëllimin që t’u mundësojmë atyre kryerjen e shërbimeve në emrin tonë dhe ata veprojnë vetëm në përputhje me udhëzimet tona. Këto janë disa shembuj të ofruesve të shërbimeve palë e tretë që ne përdorim:

a. Ofruesit e shërbimit të emailit  – shërbimet “Cloud”, për shembull “Eloqua” nga Oracle përdoren për të na ndihmuar në dërgimin e emaileve te ju, në përputhje me preferencat tuaja të marketingut;

b. Ofruesit e shërbimeve të analitikës  – ofruesit e analitikës përdoren për të na ndihmuar që të kuptojmë përdorimin e produkteve/pajisjeve tona dhe të Shërbimeve të tjera, që të na mundësojnë përmirësimin e Shërbimeve tona. Ofruesi i shërbimeve të analitikës që ne përdorim aktualisht është Google Analytics. Për më shumë informacion shihni “Politika për Cookies”.

IV. Ofruesit e rrjeteve sociale Ne mund t’i japim Të Dhënat tuaja Personale, si p.sh. adresa e emailit, disa ofruesve të rrjeteve sociale, në mënyrë që ata të na ndihmojnë të shfaqim reklama rreth Shërbimeve tona në faqet tuaja të rrjetit social. Ne i ndajmë Të Dhënat Personale me ofruesit e rrjeteve sociale vetëm në përputhje me preferencat tuaja të marketingut dhe aktet ligjore të zbatueshme.

V. Palët e treta kur kërkohet nga ligji ose për të mbrojtur Shërbimet tona Ne i zbulojmë Të Dhënat tuaja Personale për të siguruar pajtueshmërinë me ligjin e zbatueshëm ose në përgjigje të një procesi ligjor të vlefshëm, duke përfshirë kërkesat nga agjencitë ligjzbatuese ose agjencitë e tjera shtetërore, për të mbrojtur klientët tanë (p.sh. për të parandaluar mesazhet “spam” ose përpjekjet për të mashtruar përdoruesit e Shërbimeve tona); për të operuar dhe ruajtur sigurinë e Shërbimeve tona (p.sh. për të penguar ose ndaluar një sulm mbi sistemet ose rrjetet tona); ose për të mbrojtur të drejtat ose pronën e Panasonic, duke përfshirë zbatimin e detyrueshëm të kushteve ose marrëveshjeve që rregullojnë përdorimin e Shërbimeve tona.

VI. Statistikat anonime Ne përgatitim dhe zhvillojmë të dhëna dhe statistika anonime, të përmbledhura ose të përgjithshme për arsye të ndryshme (sipas përshkrimit në këtë Njoftim për Privatësinë). Meqenëse këto të dhëna janë anonime (d.m.th. ju nuk mund të identifikoheni prej tyre), ne nuk e konsiderojmë këtë informacion si Të Dhëna Personale. Për këtë arsye, ne mund ta ndajmë atë me çdo palë të tretë (si filialet, partnerët, reklamuesit tanë ose të tjerë).

VII. Palët e tjera me pëlqimin ose udhëzimin tuaj Ne mund t’i ndajmë Të Dhënat tuaja Personale me palë të treta kur ju jepni pëlqimin ose e kërkoni një ndarje të tillë.

Një sërë Shërbimesh të Panasonic ju ofrojnë mundësinë dhe aftësinë të ngarkoni dhe të ndani disa Të Dhëna Personale, si mesazhe, foto, video dhe materiale të tjera. Çdo e Dhënë Personale që ju zgjidhni të ngarkoni dhe ndani në një profil me akses nga publiku mund të shihet dhe të aksesohet nga të tjerët. Për këtë arsye duhet të bëni gjithmonë shumë kujdes kur përdorni këto Shërbime të Panasonic.

B. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave Të Dhënat Personale që ne mbledhim nga ju mund të ruhen dhe përpunohen në rajonin tuaj ose të transferohen, të ruhen ose të përpunohen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (“ZEE”), duke përfshirë, por pa u kufizuar, në Kanada dhe Japoni ose në një shtet tjetër, i cili nuk ofron të njëjtin nivel të mbrojtjes së të dhënave siç kërkohet nga Komisioni Evropian dhe ku Panasonic ose filialet, degët ose ofruesit e shërbimeve të tij kanë ambientet e tyre.

Kur ne transferojmë Të Dhëna Personale jashtë ZEE-së, ne sigurohemi që ekzistojnë masa mbrojtëse të përshtatshme, si p.sh. marrëveshjet dhe mekanizmat e duhur të transferimit (p.sh. klauzolat model të BE-së), për të garantuar që ofruesi ynë i shërbimit palë e tretë siguron një nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje të Të Dhënave tuaja Personale. Ju mund të kërkoni informacion shtesë në këtë drejtim dhe të merrni një kopje të masave mbrojtëse përkatëse me një kërkesë, duke e dërguar kërkesën te kontakti i treguar në seksionin “Kontakti/Informacione të tjera” të këtij Njoftimi për Privatësinë, më poshtë.

7. Çfarë bëjmë për t’i ruajtur të sigurta Të Dhënat Personale?

A. Të përgjithshme Panasonic ka marrë masat e duhura fizike dhe teknike për të siguruar Të Dhënat Personale që ne mbledhim në lidhje me Shërbimet tona. Këto masa marrin në konsideratë:

I. nivelin më të lartë të teknologjisë; II. kostot e zbatimit të saj; III. natyrën e të dhënave; dhe IV. rrezikun e përpunimit.

Qëllimi i tyre është sigurojnë mbrojtje ndaj shkatërrimit ose ndryshimit aksidental ose të jashtëligjshëm, ndaj humbjes aksidentale, zbulimit ose aksesit të paautorizuar dhe ndaj formave të paligjshme të përpunimit.

Megjithatë, mbani parasysh se ndonëse ne marrim masat e duhura për të mbrojtur Të Dhënat Personale, asnjë faqe interneti, produkt, pajisje, aplikacion online ose transmetim i të dhënave, sistem kompjuterik apo lidhje me valë nuk është plotësisht e sigurt dhe për rrjedhojë ne nuk mund të garantojmë sigurinë e Të Dhënave tuaja Personale.

B. Enkriptimi Të gjitha Të Dhënat Personale që na jepni ruhen në serverët tanë të sigurt. Kur ne ju japim (ose ju zgjidhni) një fjalëkalim që ju lejon akses në Shërbime të caktuara, është përgjegjësia juaj ta mbani fjalëkalimin të fshehtë dhe ne ju kërkojmë të mos e ndani me askënd fjalëkalimin tuaj.

C. Masat e tjera të sigurisë Siguria e informacionit, përfshirë edhe mbrojtjen e Të Dhënave Personale, është e organizuar në një program global të Panasonic të quajtur “Menaxhimi i Sigurisë së Informacionit” (MSI). Synimi përkatës, standardet dhe masat zbatuese janë të organizuara në politika, standarde dhe udhëzues të vlefshëm në rang global. Të gjitha sistemet qendrore të IT-së në Evropë vlerësohen nga trupa të jashtme dhe i nënshtrohen rregullave të menaxhimit të sigurisë së informacionit sipas certifikimit ISO 27001. Në të gjitha pjesët e tij programi ndjek çdo vit një qasje rigoroze “Planifiko-Zbato-Kontrollo-Vepro” (PDCA) për të siguruar konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e të gjitha të dhënave (përfshirë Të Dhënat Personale) në të gjithë ciklin e jetës së informacionit, duke filluar nga mbledhja deri te shkatërrimi i këtyre të dhënave.

D. Përdorimi i funksioneve të medias sociale dhe forumeve Disa Shërbime përfshijnë funksionin e lidhjes në rrjete social, të dhomës së bisedës ose të forumit. Ju duhet të siguroheni që kur përdorni këto funksione të mos paraqitni asnjë të dhënë personale që nuk dëshironi të shihet, të mblidhet apo që të përdoret nga përdoruesit e tjerë.

8. Cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i ushtroni ato?

A. Cilat janë të drejtat tuaja? Panasonic i mbledh, i ruan dhe i përpunon Të Dhënat Personale në përputhje me të drejtat tuaja sipas çdo akti ligjor të zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave.

Të drejtat tuaja sipas rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave (GPDR) përfshijnë të drejtën për të pasur akses në një kopje të Të Dhënave Personale, të drejtën për të kërkuar korrigjimin ose përditësimin e çdo Të Dhëne Personale të pasaktë, si dhe të drejtën për të kundërshtuar përpunimin e Të Dhënave Personale sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin e zbatueshëm.

Ju keni gjithashtu të drejtën të kërkoni fshirjen e Të Dhënave Personale dhe, kur keni dhënë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave, gëzoni të drejtën për ta tërhequr këtë pëlqim në çdo kohë (kjo tërheqje nuk ka efekt prapaveprues në ligjshmërinë e përpunimit përpara njoftimit për këtë tërheqje). Përveç kësaj, gëzoni gjithashtu të drejtën për mbartjen e të dhënave në raste të caktuara. Kjo është e drejta për të kërkuar kthimin e Të Dhënave Personale që na keni ofruar, në një format të strukturuar, që përdoret gjerësisht dhe që mund të lexohet nga pajisjet, si dhe për të kërkuar transmetimin e këtyre Të Dhënave Personale te një palë e tretë pa asnjë pengesë nga ne dhe duke iu nënshtruar detyrimeve tuaja të konfidencialitetit.

B. Ushtrimi i të drejtave tuaja Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja, na kontaktoni duke përdorur një nga mënyrat e komunikimit më poshtë në seksionin “Kontakti/Informacione të tjera” të këtij Njoftimi për Privatësinë.

C. Ankesat Nëse keni pakënaqësi për mënyrën se si ne i përpunojmë Të Dhënat Personale, na kontaktoni duke përdorur një nga mënyrat e komunikimit më poshtë në seksionin “Kontakti/Informacione të tjera” të këtij Njoftimi për Privatësinë ose si alternativë, të depozitoni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent, përveç të drejtave tuaja të cituara më lart.

9. Mbajtja e të dhënave – Për sa kohë ruhen/mbahen Të Dhënat Personale

Ne i ruajmë Të Dhënat Personale për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat janë mbledhur këto Të Dhëna Personale, sipas parashikimit në këtë Njoftim për Privatësinë, përveç rastit kur një afat ruajtjeje më i gjatë kërkohet nga ligji. Kur Të Dhënat Personale nuk nevojiten më për qëllimin për të cilin janë mbledhur ose kur kërkohet nga legjislacioni i zbatueshëm, ato fshihen dhe/ose ju rikthehen në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.

10. Lidhjet e palëve të treta dhe produktet në Shërbimet tona

Faqet e internetit, aplikacionet dhe produktet tona mund të përmbajnë lidhje në faqet e internetit të palëve të treta që nuk operohen nga Panasonic dhe faqet tona të internetit ose produkti dhe pajisja juaj mund të përmbajnë aplikacione që i shkarkoni nga palë të treta. Këto faqe të lidhura dhe aplikacione janë përtej kontrollit të Panasonic dhe për rrjedhojë ne nuk mbajmë përgjegjësi për praktikat e privatësisë ose materialet e faqeve të lidhura të internetit dhe aplikacioneve online. Nëse zgjidhni të përdorni faqet e internetit apo aplikacionet e palëve të treta, të gjitha Të Dhënat Personale të mbledhura nga faqja e internetit apo aplikacioni i palës së tretë është objekt i politikës ekzistuese të privatësisë të asaj pale të tretë. Ne rekomandojmë fort që të shpenzoni kohë për të shqyrtuar politikat e privatësisë të çdo pale të tretë së cilës i jepni Të Dhëna Personale.

11. Cookies

A. Çfarë janë “cookies”? Panasonic dhe çdo palë e tretë që ofron materiale, reklama ose funksione të tjera në Shërbimet tona mund të përdorë “cookies” dhe teknologji të tjera në fusha të caktuara të Shërbimeve tona. “Cookies” janë kode të vogla gjurmuese që mund të lexohen nga një server uebi në domenin që vendos një “cookie” në diskun e pajisjes. Ne mund të përdorim “cookies” për të ruajtur preferencat dhe cilësimet tuaja, për t’ju ndihmuar me hyrjen, për të ofruar reklama të shenjëstruara dhe për të analizuar veprimet në sajt.

Mbani parasysh se ju mund ta modifikoni shfletuesin tuaj që ai t’ju njoftojë kur në të dërgohen “cookies”. Nëse nuk dëshironi të merrni “cookies”, mund t’i refuzoni gjithashtu plotësisht ato duke aktivizuar cilësimet përkatëse në shfletuesin tuaj. Mbani parasysh se nëse zgjidhni të refuzoni të gjitha “cookies”, disa funksione të Shërbimeve mund të mos jenë të aksesueshme ose mund të mos punojnë siç duhet. Si përfundim, ju mund edhe t’i fshini të gjitha “cookies” që janë vendosur më parë.

B. Informacionet e tjera për “cookies” Për informacione të tjera se çfarë janë “cookies”, si i përdor ato Panasonic dhe palët e treta të tjera dhe për detaje se si mund të çaktivizohen “cookies” shihni “Politika për Cookies“.

12. Zgjedhjet tuaja (p.sh. emailet e lidhura me marketingun ose të tjera)

Ne dhe filialet e tjera të Panasonic mund të përdorin Të Dhënat tuaja Personale (si detajet e kontaktit (p.sh. emri, mbiemri, gjinia, adresa, adresa e emailit, numri i telefonit)) për t’ju dërguar korrespondencë lidhur me marketingun nëpërmjet postës, emailit, telefonit dhe/ose mesazhit me tekst (SMS) për produktet e pajisjet Panasonic dhe Shërbimet e tjera, në përputhje me preferencat tuaja të emailit dhe të kontaktit ose kur ju pranoni diçka të tillë.

Kur blini produkte ose pajisje Panasonic, kur kontaktoni me përfaqësues të mbështetjes për klientin, kur krijoni një llogari ose profil për një nga Shërbimet tona apo abonoheni në këto Shërbime, mund t’ju jepet mundësia të pranoni (ose kur lejohet nga legjislacioni i zbatueshëm, të refuzoni) marrjen e kësaj korrespondence të lidhur me marketingun.

Ne nuk ndajmë Të Dhëna Personale me palë të treta për qëllime marketingu të palëve të treta.

Gjithashtu, ju mund të përdorni Të Dhënat tuaja Personale për të personalizuar dhe shenjëstruar më me efektivitet komunikimet tona të marketingut, për të garantuar kur është e mundur që çdo korrespondencë e lidhur me marketingun është relevante për ju.

Për të zgjedhur mosmarrjen e korrespondencës së lidhur me marketingun nga Panasonic, përditësoni adresën e emailit dhe preferencat e kontaktit ose klikoni te “Shkëput abonimin” nga çdo email marketingu ose promocional që merrni nga ne.

13. Të Dhënat Personale të fëmijëve

A. Kush quhet fëmijë? Panasonic konsideron si fëmijë çdo person që është nën 16 vjeç ose më i ri, sipas specifikimit nga aktet e zbatueshme ligjore për mbrojtjen e të dhënave.

B. A mbledhim Të Dhëna Personale nga fëmijët? Ne nuk mbledhim ose nuk tentojmë të mbledhim me vetëdije Të Dhëna Personale nga fëmijët ose rreth tyre pa pëlqimin e një prindi ose të kujdestarit. Kur mbledhim Të Dhëna Personale nga fëmijët, ne gjithmonë bëjmë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar nëse është dhënë pëlqimi ose autorizimi nga prindi ose kujdestari i fëmijës.

C. Si veprojmë kur fëmijët na dorëzojnë Të Dhëna Personale? Nëse kuptojmë se Të Dhënat Personale që na janë dërguar lidhen me një fëmijë pa pëlqimin e një prindi ose të kujdestarit, ne bëjmë përpjekje të arsyeshme:

D. Pyetjet e prindit ose kujdestarit
Nëse jeni prind ose kujdestar dhe keni ndonjë pyetje rreth përpunimit të Të Dhënave Personale të fëmijës suaj nga Panasonic, na kontaktoni duke përdorur detajet e dhëna në seksionin “Kontakti/Informacione të tjera” më poshtë.

14. Ndryshimet në këtë Njoftim për Privatësinë

Panasonic mund të ndryshojë herë pas here këtë Njoftim për Privatësinë. “Data e përditësimit të fundit” në fund të kësaj faqeje tregon se kur është përditësuar për herë të fundit njoftimi dhe çdo ndryshim bëhet efektiv pas publikimit të versionit të rishikuar të Njoftimit për Privatësinë.

Ne do t’ju njoftojmë nëse këto ndryshime janë thelbësore dhe mund të kërkojmë pëlqimin tuaj kur kjo kërkohet nga legjislacioni i zbatueshëm. Njoftimi do të dërgohet me email ose duke postuar njoftimin për ndryshimet në faqen e internetit të Panasonic ose përmes Shërbimeve përkatëse.

15. Kontakti / Informacione të tjera

Nëse keni pyetje lidhur me mbledhjen, përpunimin ose përdorimin e Të Dhënave Personale apo nëse dëshironi të korrigjoni, bllokoni, modifikoni, kundërshtoni, aksesoni apo të refuzoni pëlqimin tuaj për ndonjë aspekt të zbatueshëm të këtij Njoftimi për Privatësinë ose që të fshini çdo Të Dhënë Personale tuajën, na kontaktoni:

A. Me postë: Protection of Personal Data (Mbrojtja e të Dhënave Personale) Panasonic Energy Europe NV. Brusselsesteenweg 502 1731 Zellik Belgium

B. Përmes formularit të kontaktit: https://www.panasonic-batteries.com/en/contact/

Data e përditësimit të fundit: 7 maj 2018

TOTEM™, Cirque du Soleil dhe logoja e diellit janë marka tregtare në pronësi të Cirque du Soleil dhe përdoren me licencë.
Foto: Imazhe OSA, Matt Beard, © 2010-2012-2013-2014 Cirque du Soleil