Merrni biletat tuaja TOTEM™ për Evropë në cirquedusoleil.com/TOTEM
Panasonic Evolta

Rregullat

NENI 1
Një konkurs falas pa detyrim blerjeje po organizohet nga Panasonic Energy Europe NV, me adresë në Brusselsesteenweg 502, 1731 Zellik, Belgjikë, nga ora 10:00 ditën më 25.4.2019, deri të martën më 31.12.2019 (CET). Ju mund të merrni pjesë në këtë konkurs duke përdorur një faqe të veçantë interneti (cirquedusoleil.panasonic-batteries.com).

NENI 2
Konkursi është i hapur për të rriturit e moshës tetëmbëdhjetë vjeç e lart (ose për persona më të rinj me leje nga prindi) që janë rezidentë në Evropë, duke përjashtuar rezidentët në Evropë që punojnë për Panasonic Energy Europe NV dhe personelin në qendrën që koordinon konkursin, së bashku me rrethin e ngushtë familjar (deri në dhe përfshirë brezin e parë). Panasonic Energy Europe NV ka të drejtën të përjashtojë një person nga pjesëmarrja në çdo moment (dhe pa pasur detyrimin e dhënies së arsyeve) për një kohë të caktuar gjatë konkursit të organizuar nga Panasonic Energy Europe NV bazuar në shkeljen ose dyshimin e shkeljes së një prej kushteve të përgjithshme të pjesëmarrjes ose në rast abuzimi, shkeljeje ose pjesëmarrjeje mashtruese në konkurs. Pjesëmarrja në konkurs në mënyrë të organizuar dhe/ose si grup do të konsiderohet mashtrim dhe do të çojë automatikisht në përjashtim. Në këtë mënyrë ju këshilloheni që Panasonic Energy Europe NV ka implementuar masa të caktuara kundër sjelljes mashtruese, duke përfshirë por pa u kufizuar në identifikimin e praktikave të tilla si përdorimi i tepërt i një adrese të vetme IP-je.

NENI 3
Për të marrë pjesë, pjesëmarrësit duhet të ndjekin procedurën siç konstatohet në faqen e internetit (cirquedusoleil.panasonic-batteries.com) dhe të regjistrohen duke përdorur një adresë të vlefshme emaili. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të marrë pjesë në konkurs përveçse siç tregohet në këto rregulla. Çdo regjistrim i paplotë ose i paligjshëm do të konsiderohet i pavlefshëm.

NENI 4
Për të marrë pjesë në konkurs, duhet të plotësoni sa më poshtë me të dhëna të vlefshme dhe të plota dhe ta dorëzoni nëpërmjet faqes së internetit (cirquedusoleil.panasonic-batteries.com):

NENI 5
Fituesit janë:

Çmimet e mëposhtme do të jepen si pjesë e këtij konkursi:

Pesë pjesëmarrësit evropianë që i afrohen më shumë përgjigjes së pyetjes fituese 2 në javën e pjesëmarrjes së tyre (secila vazhdon nga e hëna në orën 00:01 deri të dielën në orën 23:59) do të fitojnë një nga këto pajisje Panasonic (renditur nga përgjigja më e mirë deri tek e pesta më e mirë): 

Në rast barazimi, do të fitojë pjesëmarrësi që ka dhënë përgjigjen i pari.

Gjatë konkursit, personat mund të marrin pjesë vetëm 1 herë me 1 adresë të vlefshme emaili. Pjesëmarrësit mund të fitojnë maksimumi një çmim. Nëse i afrohen më shumë përgjigjes së pyetjes fituese 2 gjatë javës së pjesëmarrjes së tyre, ata fitojnë një çmim inkurajues. Të gjithë pjesëmarrësit, përveç 5 fituesve javorë, do të futen në shorte për të qenë fituesi fatlum në fund të konkursit. 

Kini parasysh që: 

Cirque du Soleil është një markë tregtare në pronësinë e Cirque du Soleil dhe përdoret me licencë. Biletat nuk mund të rishiten. Biletat janë subjekt i kushteve të veçanta të përgjithshme. Çdo pjesëmarrës në këtë konkurs dhe i ftuari i secilit fitues heq dorë në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha pretendimet kundër Cirque du Soleil Holdings L.P. dhe të gjitha degëve, filialeve, aksionarëve dhe secilit nga nëpunësit, drejtorët, agjentët, përfaqësuesit dhe punonjësit e tyre përkatës (bashkërisht referuar si “Subjektet e Cirque (Cirque Entities)”) dhe i liron ata nga ndonjë dhe të gjitha detyrimet ose dëmtimet e çfarëdo lloji (përfshirë lëndimet fizike) që rezultojnë ose lindin nga pjesëmarrja e tij në konkurs. Çdo pjesëmarrës dhe i ftuar i secilit fitues pranon që Subjektet e Cirque (Cirque Entities) nuk do të mbajnë asnjë detyrim ose përgjegjësi për çdo pretendim që lind në lidhje me pjesëmarrjen në këtë konkurs ose me çmimin(et) e dhënë.  Subjektet e Cirque (Cirque Entities) nuk kanë ofruar ose sponsorizuar në asnjë mënyrë këtë konkurs.

NENI 6
Panasonic Energy Europe NV do të kontaktojë pesë fituesit javorë me email, çdo herë të martën pas javës së pjesëmarrjes së tyre dhe do t’u kërkojë të konfirmojnë adresën çdo herë përpara të premtes pas javës së pjesëmarrjes së tyre. Pesë fituesit janë pesë personat që i afrohen më shumë përgjigjes së pyetjes fituese 2, sipas të cilës rendi i çmimeve nga 1 (= përgjigja më e mirë) deri te 5 (= përgjigja e pestë më e mirë) është si vijon: kamerë kompakte, shtrydhës me xhiro të ulëta, kufje, shkurtues mjekre/flokësh, furçë elektrike dhëmbësh.

Panasonic Energy Europe NV do të kontaktojë fituesin e vetëm të çmimit të madh me email përpara ditës së premte më 31 janar 2020 dhe do t’i kërkojë të konfirmojë adresën dhe numrin e tij të telefonit përpara ditës së premte më 14 shkurt 2020. 

Në rast se nuk jepen këto të dhëna, çmimi do të anulohet. Panasonic Energy Europe NV rezervon të drejtën të kontrollojë identitetin dhe moshën e kërkuar minimale për të dhënë çmimin. Nëse fituesit nuk e konfirmojnë pranimin e çmimit brenda afatit të dhënë, Panasonic Energy Europe NV ka të drejtën të zgjedhë një fitues tjetër dhe t’ia japë çmimin atij personi.

NENI 7
Çmimet nuk mund të ndahen dhe duhet të pranohen siç janë. Çmimet mund t’u jepen vetëm fituesve dhe nuk mund t’u transferohen të tjerëve. Fituesit nuk kanë të drejtë të kërkojnë vlerën në të holla të çmimeve në fjalë dhe as nuk mund t’i këmbejnë këto çmime për ndonjë alternativë. Fituesit do t’i marrin çmimet e tyre me postë pasi të kenë konfirmuar adresën e tyre zyrtare.

NENI 8
Panasonic Energy Europe NV nuk ka detyrimin të kompensojë, shlyejë apo këmbejë me të holla humbjet apo vjedhjet. Nuk ka absolutisht asnjë mundësi për shlyerje me të holla. Panasonic Energy Europe NV mund t’i zëvendësojë çmimet e ofruara me të tjera me çmim të ngjashëm ose më të lartë, nëse kjo është e nevojshme për arsye disponueshmërie. Panasonic Energy Europe NV rezervon të drejtën për ta bërë këtë.

NENI 9
Panasonic Energy Europe NV nuk jep apo ofron asnjë garanci për çmimet dhe nuk ka detyrimin apo përgjegjësinë për:

Gjithashtu, cilido pjesëmarrës që përpiqet të pengojë progresin e duhur të konkursit do të përjashtohet nga pjesëmarrja.

NENI 10
Të gjitha kostot që shkaktohen nga pjesëmarrja në konkurs do të shlyhen krejtësisht nga pjesëmarrësi. Në asnjë rrethanë pjesëmarrësit nuk mund të kërkojnë kostot e pjesëmarrjes nga organizuesi.

NENI 11
Panasonic Energy Europe NV ruan të drejtën të ndryshojë rregullat e konkursit pa njoftim paraprak ose të shkurtojë apo anulojë konkursin nëse kjo është e nevojshme për shkak të rrethanave të paparashikuara ose rrethanave përtej kontrollit të vet. Në asnjë rrethanë këto ngjarje nuk do të justifikojnë ndonjë pretendim kundër Panasonic Energy Europe NV.

NENI 12
Duke marrë pjesë në këtë konkurs, ju bini dakord krejtësisht që të pranoni plotësisht të gjitha rregullat. Në rast vështirësish praktike, Panasonic Energy Europe NV do të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me zbatimin ose interpretimin e rregullave. Çdo ankesë në lidhje me këtë konkurs duhet të bëhet me shkrim brenda shtatë ditëve pune dhe të dërgohet në adresë të selisë së Panasonic Energy Europe NV (Brusselsesteenweg 502, 1731 Zellik, Belgjikë). Në asnjë rrethanë ankesat nuk do të diskutohen ballë për ballë apo me telefon. Nuk do të merren në konsideratë ankesat që nuk paraqiten brenda kohës së caktuar.

NENI 13
Duke hyrë në konkurs, ju pranoni që çdo informacion personal i dhënë nga ana juaj mund të mbahet dhe të përdoret nga Panasonic Energy Europe NV, Brusselsesteenweg 502, 1731 Zellik, Belgjikë dhe pala e tretë vijuese si furnitori i saj për të administruar konkursin në përputhje me politikën përkatëse të privatësisë:

ARK BBN, Gelaagstraat 53a, 9150 Rupelmonde, Belgjikë  

NENI 14
Këto rregulla drejtohen nga ligji belg. Gjykatat belge kanë juridiksionin ekskluziv për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje që lind nga ky konkurs.

NENI 15
Çdo pyetje në lidhje me këtë konkurs do të marrë përgjigje vetëm me shkrim.

NENI 16
Fituesit bien dakord të marrin pjesë në çdo formë reklamimi ose promocioni që lidhet me shpërndarjen e çmimeve të tyre.

NENI 17
Të dhënat që konsiderohen se nuk lidhen me temën e konkursit ose si të papërshtatshme nuk do të konsiderohen si të përzgjedhshme në konkurs. Panasonic Energy Europe NV ka autoritetin përfundimtar në lidhje me përcaktimin nëse një dorëzim mund të përdoret për konkursin. Pjesëmarrësit nuk do të informohen nëse hiqen nga konkursi.

TOTEM™, Cirque du Soleil dhe logoja e diellit janë marka tregtare në pronësi të Cirque du Soleil dhe përdoren me licencë.
Foto: Imazhe OSA, Matt Beard, © 2010-2012-2013-2014 Cirque du Soleil